Mbas humbjes 2-1 së Realit të Madridit ndaj Xhironës modeste, gjendja e përgjithshme tek ekipi i Realit të Madridit është bërë e keqe, madje lojtarët kanë filluar që të grinden njeri me tjetrin. Në fushë, në ndeshjen e fundit, u pa se Marselo dhe Modriçi hynë në një duel verbal dhe duket se tensionet po rriten gjithnjë e më shumë në klubin madridas. Në fakt, ishte Marselo që gaboi në rastin e golit të Xhironës, ndërkohë që Modriçi i bëri vërejtje për këtë gjë. “Ti, po më thua se edhe unë e dhjeva, kurse, ti, jo”, i tha Marselo Luka Modriçit. Por, këto nuk janë tensionet e vetme në kampin e Realit; Kristiano Ronaldo bëri fjalë me Varanin dhe Ramosin gjatë pauzës së ndeshjes, kurse Isko gjestikuloi me inat me Benzemanë.
Ndeshjen e radhës, Reali e ka me Totenhemin në fushën e këtij të fundit, në kuadrin e Ligës së Kampioneve, ndërkohë që në formacionin e parë do të mungojnë Bejli dhe Navasi që janë të dëmtur, kurse me pikëpyetje janë Varani dhe Isko.
Sfidanti.al