Nga shlyerja e borxheve 300-milionëshe, në dështimin në Champions, sheikët po largohen nga PSG-ja!

Kur familja mbretërore e Katarit bleu aksionet e klubit francez në 2011, duhej të shlyheshin 300 milionë euro detyrime ndaj kreditorëve. Sheikët e bënë këtë gjë dhe investuan më shumë se 1.3 miliardë euro në 11 vjet, duke e kthyer Paris SG në një klub të fuqishëm ndërkombëtar, dominues në Francë, dhe pretendent në Champions. Me yje si Ibrahimoviç, Bekam, Kavani, Nejmar, Mbape apo Mesi, PSG u bë një ekip me emra luksozë dhe shpenzime të mëdha, ndonëse Championsi nuk u arrit të fitohej kurrë, as në 2020 kur u arrit finalja me trajnerin Tomas Tuhel. Tashmë mësohet që sheikët e Katarit do ta shesin klubin, e padyshim që do të kërkojnë jo pak para për aksionet. Të ardhurat vjetore kanë arritur në 556 milionë euro, duke qenë klubi i gjashtë me më shumë të ardhura në botë, ndërsa vlera e klubit arrin në 2.5 miliardë euro, i 9-ti në botë. Tashmë, do të pritet se kush do ta blejë PSG-në dhe nëse skuadra do të arrijë të jetë e nivelit të lartë.

Sfidanti.al