Lajmet janë që në “Old Traford” nuk duan që ta mbajnë portugezin në ekip, aq më tepër që skuadra nuk do të kualifikohet (sipas të gjitha gjasave) për në Champions sezonin e ardhshëm. Mançester Junajtidi po mendon të “shpëtojë” nga rroga prej mbi 21 milionë eurosh në sezon e Kristiano Ronaldos, dhe të investojë për të ndërtuar një ekip konkurrues për të ardhmen. Gjithsesi, përveç dëshirës së Junajtidit për t’i dhënë duart CR7-ës, ekziston edhe dëshira e këtij të fundit për të mos vazhduar edhe një tjetër sezon. Ndonëse legjenda portugeze ka ende kontratë me “djajtë e kuq”, ai do të bëjë çmos të gjejë një ekip për të luajtur në Champions edicionin e ardhshëm.
Sfidanti.al