Bundesliga fiton sërish duartrokitje për ndërprerjen për Ramazanin!

Nuk ka ndonjë rregull të shkruar, por kur zotëron dëshira për të bërë gjënë e duhur, gjithçka mund të zgjidhet. Bundesliga gjermane hyri në histori si kampionati i parë ndër të mëdhenjtë në Europë që ndërpret një ndeshje për të ndihmuar një lojtar që të kryejë një nevojë gjatë muajit të Ramazanit, që cilësohet i shenjtë nga myslimanët. Musa Niahate i Maincit i kërkoi arbitrit Matias Jolenbek që të ndërpriste ndeshjen sepse ai duhej të pinte ujë (apo një lëng të caktuar), dhe gjyqtari ia plotësoi dëshirën. Kjo ishte ndeshja e parë në historinë e Bundesligës (Këln-Mainc 3-2) që u ndërpre për këtë arsye. Futbollisti 26-vjeçar e vlerësoi lart arbitrin Jolenbek për mirëkuptimin, dhe po ashtu drejtori i komunikimit në Komitetin Gjerman të Arbitrave, Luc Mikael Frolih, theksoi se ai bëri gjënë e duhur.

Sfidanti.al