Fati nuk ishte me bavarezët, por edhe ata luajtën shumë me zjarrin derisa “u dogjën”. Bajerni është jashtë Championsit në çerekfinale, për herë të dytë radhazi, dhe këtë herë u eliminua nga Vijarreali. Dominimi i skuadrës së trajnerit Julian Nagelsman ishte i plotë në “Alianc Arenë” në prani të 75 000 tifozëve, por golat nuk donin që të hynin. Bajerni mbajti topin 65 për qind dhe pati 24 gjuajtje drejt portës (4 në kuadrat), ndaj vetëm 4 gjuajtjeve të spanjollëve, që në portë futën vetëm një, atë të golit të shënuar nga Samuel Çukueze në 88’, lojtar që kishte vetëm 4 minuta në fushë. Robert Levandovski shënoi në 52’ për 1-0, por kjo nuk mjaftoi. Zhgënjim i madh për tifozët dhe tronditje në Europë për eliminimin e njërit prej ekipeve kryesorë pretendentë për të fituar Championsin. Në 9 sezonet e fundit, vetëm një herë Bajerni ka qenë më dobët, atëherë kur u eliminua në 2018 nga Liverpuli në raundin e dytë.
Bajern-Vijarreal 1-1 (Levandovski 52′, Çukueze 88′)
Bajerni (3-4-2-1): Nojer, Pavar, Upamekano, Lykas Hernandez (Dejvis 87’), Sane, Kimih, Gorecka, Koman, Musiala (Gnabri 82’), Myler (Çupo Moting), Levandovski.
Vijarreal (4-3-3): Ruji, Fojth, Albiol, Torres, Estupinan, Pareho (Orie 90’), Kapue, Kokelen (Çukueze 84’), Moreno, Danzhuma (Pedraza 85’), Lo Selso.
Sfidanti.al