Kur familja mbretërore e Katarit bleu aksionet e klubit francez në 2011, duhej të shlyheshin 300 milionë euro detyrime ndaj kreditorëve. Sheikët e bënë këtë gjë dhe investuan më shumë se 1.3 miliardë euro në 11 vjet, duke e kthyer Paris SG në një klub të fuqishëm ndërkombëtar, dominues në Francë, dhe pretendent në Champions.
