Nagelsmani nuk e pranon, por Bajerni mund të “shpërthejë” nga kriza “Sane”!

Në ndeshjen e kaluar të Bundesligës kënaqësia dhe lehtësimi ishin të mëdha pasi ekipi bavarez kaloi 1-0 Augsburgun, aq sa nuk u vlerësua edhe aq momenti kur Leroi Sane nuk e priti mirë zëvendësimin nga ana e trajnerit Julian Nagelsman. Mediat në Bavari, por edhe ato në Spanjë, po i bëjnë jehonë reagimit të lojtarit ofensiv të krahut, i cili protestoi duke ikur direkt në dhomën e zhveshjes pas zëvendësimit. Nagelsmani nuk pranoi se ekzistojnë “fërkime” mes tij dhe Sanesë, ndonëse pranoi se futbollisti i marrë nga Siti po kalon një periudhë jo të mirë forme. Problemi është se trajneri gjerman nuk e ka idenë se përse Sane po kalon këtë formë të dobët, e ndoshta do të duhet të marrë ndonjë këshillë nga ish-tekniku i Bajernit dhe drejtuesi i Gjermanisë, Hansi Flik.

Sfidanti.al