Kalendari i Premier Ligës, Liverpuli e ka më vështirë se Siti!

Pep Guardiola me gjasë do ta fitojë titullin e katërt të tij në Angli, që do të ishte i katërti në 5 vjet. Asgjë nuk ka përfunduar, por nga kalendari i ndeshjeve të mbetura për t’u luajtur, Mançester Siti duket se ka përballje më të lehta. Të dyja skuadrat, Siti e Liverpuli, kanë nga 4 sfida në shtëpi dhe 3 jashtë, por të kuqtë e Klopit kanë duele me Mançester Junajtidin e Totenhemin si dhe një në fushën e Aston Vilës. Siti do të ndeshet me Uolvesin, Brajtonin, Uatfordin, Lidsin, Njukasëllin. Ndeshja më e vështirë ndoshta në fushën e Uest Hemit.

Mançester Siti: Uolves (j), Brajton (b), Uatford (b), Lids (j), Njukasëll (b), Uest Hem (j), Aston Vila (b).

Liverpuli: Man. Junajtid (b), Everton (b), Njukasëll (j), Totenhem (b), Aston Vila (j), Sauthempton (j), Uolves (b).

Sfidanti.al