Tifozët zgjedhin pesëshen më të mirë europiane në NBA, gabojnë me Jokiçin!

Që nga vitet 80-të nisën të luanin në “Tokën e Premtuar” duke u bërë gjithnjë e më të mirë. Basketbollistët e kontinentit të vjetër provuan fatin e tyre në NBA dhe një pjesë shkëlqyen me të vërtetë, ndonëse disa e kaluan shumë vonë Atlantikun. Një Drazhen Petroviç shkoi tek Portlendi në moshën 26-vjeçare, ndërsa një Arvidas Sabonis vetë kur mbushi 30, duke mbetur pyetja pa përgjigjje “ç’do të ndodhte nëse …”. Bashkë me të tjerë si Vlade Divac, Detlef Shrempf apo Dino Raxha, europianët u shtuan në vitet 90-të e sidomos këto kohë. Tifozët e basketbollit në kontinentin tonë votuan në sondazhin e “NBA Europës” për pesëshen e parë dhe pesëshen e dytë. Votimi duket i drejtë për atë që yjet dhanë në parket, ndonëse një gabim është i dukshëm. Nikola Jokiç, lojtari magjik nga Serbia, është votuar si rezervë, ndërsa ai është Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në NBA dhe kandidat për Lojtarin më të mirë këtë sezon bashkë me Janis Adetokumbon dhe Zhoel Embijdin.

Pesëshja e parë

Janis Adetokumbo (Greqi), Luka Donçiç (Slloveni), Pau Gasol (Spanjë), Dirk Novicki (Gjermani), Toni Parker (Francë).

Pesëshja e dytë

Nikola Jokiç (Serbi), Toni Kukoç (Kroaci), Drazhen Petroviç (Kroaci), Arvidas Sabonis (Lituani), Predrag Stojakoviç (Serbi).

Sfidanti.al