Trajneri bavarez nuk mendon se ekipi i tij ishte keq edhe para ndërprerjes të kampionatit, ndonëse rezultatet flasin ndryshe. Julian Nagelsmani, pasi kënaqet me fitoren 2-0 në Hofenhajm (mund të shënonim 5 gola), hedh poshtë zerat që Bajerni nuk ishte ai që duhet në ndeshjet deri në humbjen në derbin me Augsburgun në 17 shtator. “Mendoj se po luanim shumë mirë edhe përpara, – thotë ai, – thjesht, nuk po i kthenim rastet në gola. Nuk është se kemi ndryshuar shumë, ndoshta kemi bërë pak më shumë analiza, por lojtarët janë shumë ambiciozë dhe duan që të përmirësohen”. Bajerni ka disa fitore radhazi në Bundesligë dhe i është afruar kreut.
Sfidanti.al