Luka Modriç “mbush” 450 ndeshje për Realin e Madridit

Nuk është një Ronaldo apo Benzema kur vjen puna te gola, por ai është një “motor” dhe një “dirigjent”. Luka Modriç ka tani 450 ndeshje për Realin e Madridit duke shënuar vetëm 34 gola për “los blankosit”, por duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fitoret e mëdha për 10 vjet. Me 5 Champions dhe 3 tituj kampion, ylli i Kroacisë ka qenë një sukses i madh në “Santiago Bernabeu”. Vetëm me madrilenët ka 21 trofe si dhe 6 të tjerë me Dinamon e Zagrebit. Vetëm me Totenhemin nuk fitoi dot tituj, por i dhuroi 42 milionë euro kur u transferua tek Reali në 2012.

Sfidanti.al