Mesfushori shqiptar i Zvicrës realizoi golin e tretë sezonal, madje ishte një rrjetë shumë e bukur. Granit Xhaka është në formën më të mirë të kohëve të fundit, ndërsa në 3 sezonet e kaluar pati gjithsej 3 gola, aq sa ka tani kur jemi ende në tetor. Gjithsesi, paraqitja e mesfushorit me origjinë nga Kosova nuk qe e mjaftueshme për Arsenalin që papritur u ndal në një barazim zhgënjyes, 1-1, në fushën e Sauthemptonit. Ish-ekipi i Armando Brojës është në krizë, por luftoi fort duke marrë pikën pas golit me gjakftohtësi nga Armstrong. Tashmë, “topçinjtë” janë vetëm 2 pikë mbi Mançester Sitin, duke mbajtur ende vendin e parë në renditjen e Premier Ligës, por ndoshta duke ndjerë më shumë presionin.
Sfidanti.al