Xhemi Vardi arrin diçka që s’e kanë bërë as Shirër e Rajt!

Në karrierë ka realizuar rreth 335 gola, dhe është padyshim një nga sulmuesit e spikatur. Xhemi Vardi njihet si një nga “gjahtarët” e rrjetës. Leisteri dhe futbolli anglez është me fat që e kanë në radhët e tyre, ndërsa në fitoren 4-0 të “dhelprave” në fushën e Uolvesit, 35-vjeçari arriti diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në Premier Ligë. Ai u bë i pari lojtar që shënon 100 gola pasi ka mbushur moshën 30 vjeç. As legjendat e golit, si rekordmeni i rrjetave në Premier, Alan Shirer, apo Ian Rajt i Arsenalit, por edhe Uejn Runi i Mançester Junajtidit, nuk ia kanë dalë. Vardi realizoi vetëm një herë në portën e Uolvesit, por edhe kaq mjaftoi. Rrjetat e tjera ishin të Tilemansit, Barnsit dhe Medisonit, ndërsa fitorja e ngjiti Leisterin të paktën në vendin e 16-të me 11 pikë.

Sfidanti.al