Milani shkon i sakatuar në Zagreb, rrezik i madh në Champions

Problemet ishin që përpara sesa të luhet ndaj Monzës, por përballja e Serisë A solli dhimbje koke shtesë. Milani do të luajë në Champions këtë të martë me shumë të dëmtuar dhe trajneri Stefano Pioli e di se momenti është delikat. Mbrojtësi Tomori nuk luan ndaj Dinamos në Zagreb, ndërsa Diaz dhe Dest janë në dyshim. Po ashtu janë lëndimet e mëparshme si portieri Menja, pastaj Florenci, Kalabria, Ibrahimoviç apo Selemekers. Pas humbjes në shtëpi me Çelsin (dhe asaj në Londër), Milani do të duhet të fitojë në Kroaci për të mos u rrezikuar edhe nga Salcburgu për vendin e dytë.

Sfidanti.al