Myrto Uzuni rinovon me Granadën, ëndrra e radhës është La Liga!

Vendimi u mor, ndërsa prej disa ditësh mediat spanjolle shkruanin se dy palët ishin në fazë të përparuar bisedimesh. Myrto Uzuni dhe Granada kanë rinovuar kontratën që i lidh. Zgjatja nuk është shumë e madhe, vetëm për një vit dhe tani Uzuni i bie të qendrojë në klubin spanjoll deri në 2026. Me gjasë, do të ketë rritje edhe të rrogës së tij që mund të shkojë edhe më shumë se 1 milionë euro në sezon, ndonëse Granada është ende në Ligën e Dytë. Gjithsesi, sulmuesi shqiptar është shënuesi më i mirë i ekipit dhe i Ligës së Dytë me 8 rrjeta, ndërsa dëshira dhe synimi është që sezonin e ardhshëm të jenë së bashku në La Ligë.

Sfidanti.al