Kamerat i fiksuan në fundin e ndeshjes në “Uembli” mes Anglisë e Gjermanisë në Ligën e Kombeve, që përfundoi 3-3. Harri Kejn shënoi një gol me penallti, ndërsa Tomas Myler nuk ia doli të tundte rrjetën, ndërsa pasi arbitri vërshëlleu mbarimin, gjermani iu afrua anglezit. Pasoi një bisedë e shkurtër mes dy sulmuesve, ndërsa spekullimet menjëherë ishin që Myleri mund t’i ketë thënë Kejnit që të pranojë të bashkohet me Bajernin në 2023. Nuk dihet nëse kjo do të ndodhë, dhe nëse kjo ka qenë tema e bisedës, apo ndoshta ka qenë thjesht një diskutim i shkurtër mes dy futbollistëve të klasit botëror.
Sfidanti.al