Stadiumi i ri do të ndihmonte Interin e Milanin të barazoheshin me gjigandët e Europës!

Duket se do ta bëjnë dhe e kanë ndarë mendjen, ndërsa në kryeqendrën e Lombardisë ka nisur procesi i debatit për impiantin e ri. Do të ndërtohet një “San Siro” i dytë, në një vend tjetër besohet jashtë qytetit dhe Interi e Milani do të përfitonin. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, dy klubet e mëdhenj italianë do të fitonin nga 100 milionë euro secili për çdo sezon, vetëm nga prania e stadiumit, duke llogaritur biletat, biznesin e kateringut, të drejta për sponsorizime dhe gjithçka tjetër që mund të të sigurojë fitime në futboll. Për momentin, Interi është 130 milionë euro larg nga Barcelona e nga Reali i Madridit, ndërsa Milani është 141 milionë euro larg. Me këto para, do të afroheshin me gjigandët spanjollë, por edhe me Bajernin dhe klubet angleze.

Sfidanti.al