Mos vallë po mërziten yjet e Bajernit nga trajneri Nagelsman?!

Raportet në mediat gjermane po shtohen, të paktën kanë dalë dy të tilla. “Bildi” dhe “Sport Bildi” i kanë pasur titujt e mëdhenj lidhur me një pakënaqësi në “Alianc Arenë” apo që “trajneri dhe lojtarët jetojnë të ndarë tek Bajerni”. Nuk dihet nëse është vërtet kështu, apo ndonjë hatërmbetje normale mund të jetë fryrë së tepërmi, por është e qartë se diçka nuk po shkon. Tre barazime radhazi në Bundesligë kanë krijuar pasiguri dhe kritika në media, të cilave nuk po u pëlqen as loja në mbrojtje dhe as ajo në sulm. Mesa duket problem është se me kaq shumë lojtarë që ka Bajerni, mjaft mbeten në stol dhe kjo nuk u pëlqen. Kundër Shtutgartit, Nagelsmani bëri 7 ndryshime duke hedhur në fushë Telin, Goreckën, Mazrauin, Upamekanon, Musialën dhe Gnabrinë, që nuk ishin ndaj Interit, ndërsa në stol mbetën Mane, Koman (i dëmtuar), Hernandez, Zabicer e Sane. Të shohim sesi do të kalojë kjo periudhë.

Sfidanti.al