Shqetësim i madh tek Juventusi për dëmtimin e Kiezës!

Çfarë po ndodh me njërin nga heronjtë e Italisë së Europianit të vitit të kaluar? Federiko Kieza ishte njëri nga më të shkëlqyerit e të kaltërve që fituan titullin në “Uembli” të Londrës, por ja që prej shumë muajsh nuk po mundet të dalë në fushë. Sulmuesi i Juventusit u dëmtua që në 9 janar të këtij viti dhe problemi në gju nuk po i kalon. Pritej që ai të kthehej pak a shumë në këtë kohë, por sipas mediave italiane kjo është shtyrë. “Rrezikohet që Kieza të luajë vetëm 2 ndeshje në një vit kalendarik”, – shkruan “La Gazeta delo Sport”.

Sfidanti.al