“Transfermarkti” s’mendon si Çelsi, e vlerëson Brojën 22 milionë euro, ndonëse Blutë kërkuan nga 40-50 milionë!

Sulmuesi që sapo ka mbushur 21 vjeç (në 10 shtator, të shtunën) ka dalë në krye të renditjes së vlerave të kartonëve të futbollistëve të kombëtares shqiptare. Armando Broja vlen sot 22 milionë euro sipas faqes së specializuar në internet, “transfermarkt” nga Gjermania. Gjithsesi, kjo faqe specialiste ka një mendim të ndryshëm nga Çelsi, i cili nuk dëgjonte ta lëshonte shqiptarin pa të paktën 35 milionë euro, ndërsa pati momente kur u fol për 40 apo 50 milionë euro. Broja ka kaluar dy lojtarë që ishin mbi të deri 1 apo 2 vjet më parë, Berat Gjimshitin me 17 milionë euro dhe Marash Kumbullën me 16. Këta të dy kanë rënie, ndonëse në përgjithësi kuqezinjtë janë në rritje.

Sfidanti.al