Ish-ylli i Gjermanisë dhe i Dortmundit, por edhe ish-drejtuesi i bavarezëve komenton rikthimin e Robert Levandovskit në Mynih. Legjenda polake do të jetë nesër në radhët e Barcelonës në sfidën e Championsit, për herë të parë pas 8 vitesh si kundërshtar në “Alianc Arenë” dhe ekziston frika se një pjesë e publikut bavarez do ta presë keq. Largimi i Levës nuk ishte ndër më miqësorët, dhe kjo ka ndikuar tek përkrahësit. “Unë pres që tifozët e Bajernit të ndryshojnë mendje sapo t’u ftohet pak gjaku, – thotë Matias Zameri, – gjithçka tjetër do të ishte patetike. Nuk ka rëndësi nëse disa idiotë vërshëllejnë. Levandovski ka merita të pabesueshme tek Bajerni. Nuk mund ta kuptoj që dikush që ka bërë kaq shumë për klubin të mos pritet mirë”.
Sfidanti.al