Mikael Rumenige: Mane dhe De Ligt nuk janë lojtarë të klasit botëror!

Është vëllai i Karl-Hajnc Rumeniges, jo aq i shquar sa ai në fushën e futbollit, dhe nuk pati ambicie për t’u bërë drejtues i Bajernit, ashtu si i afërmi i tij tepër të afërt. Gjithsesi, Mikael Rumenige është një njeri  i futbollit dhe në Gjermani fjalët e tij kanë rëndësi, ndaj edhe gjykimi i tij për bavarezët bëri përshtypje. “Sadio Mane dhe Matijs De Ligt nuk janë lojtarë të klasit botëror – ishte gjykimi i vëllait të KHR-së, – natyrisht, ata janë futbollistë shumë të mirë që do ta ndihmojnë Bajernin, por tifozët të mos mendojnë se gjithcka tani është e siguruar”. Bavarezët bënë transferime të fuqishme, bashkë me Mazrauin, Graverbekun dhe Telin. “De Ligti humbi 3 vjet tek Juvja dhe nuk bëri përparim, ndaj është e rrezikshme ta quajmë tani shefin e mbrojtjes tek Bajerni”, – gjykoi Rumenigia i vogël.

Sfidanti.al