Emri nuk kështë shumë i njohur, por është dikush që i përket të sotmes dhe të ardhmes. Karnej Çukvuemeka është lojtar i Anglisë U19, pra një nga të veçantët, ndaj edhe Çelsi ra dakord që të paguante 20 milionë euro për kartonin e tij, që ta merrte nga Aston Vila. Për futbollistin e ri anglez ishin të interesuar edhe Barcelona e Dortmundi, por duket se blutë e Londrës e fituan këtë garë. Mesfushori do të shkojë në “Stemford Brixh”, dhe londinezët më në fund e fituan një duel tregu me katalanasit.
Sfidanti.al