Man. Junajtidi ka marrë më shumë mallkime nga tifozët, Ronaldo e Megajeri janë rekordmenë!

Ekziston edhe kjo renditje e rëndë dhe aspak e bukur, të cilën e krijojnë jo ekipe që luajnë në fushë, por tifozë që shfryjnë pa fre në rrjetet sociale. Nga Tuiteri njoftohet se është bërë një hulumtim i mesazheve të tifozëve për lojtarët e Premier Ligës, dhe ka dalë se 68 për qind e lojtarëve janë ofenduar të paktën një herë, ndërsa 7 për qind e tyre marrin abuzime çdo ditë. Gjysma e ofendimeve ishte për 2 për qind të lojtarëve, ndërsa “podiumi” përbëhej nga lojtarët e Mançester Junajtidit, Kristiano Ronaldo (12 520 mesazhe), Harri Megajer (8 954) dhe Markus Rashford (2 557).

Sfidanti.al