Tare i plotëson dy dëshira Sarrit, a do të ketë paqe tek Lacio?!

Në skuadrën e kryeqytetit problemet kanë qenë të shumta sezonin  e kaluar, aq sa u arrit në armiqësi të brendshme. Trajneri Mauricio Sarri dhe drejtori sportiv, Igli Tare ishin në “luftë civile”, por për momentin presidenti Lotito ka arritur të ruajë ekuilibrat. Tare ia doli të marrë dy lojtarë të rinj për Lacion, dhe këta janë sulmuesi Mateo Kançelieri dhe mbrojtësi Nikolo Kazale, të dy të ardhur nga Verona. Kazale vlejti 7.5 milionë euro plus 3 milionë bonus, ndërsa Kançelieri 7 milionë euro plus 1.5 milionë euro bonus. Të dy lojtarët i kërkoi Sarri dhe Tare pati sukses. Ndoshta, kjo do të ndihmojë që gjendja të përmirësohet tek Lacio.

Sfidanti.al