Basti i rrezikshëm i Juventusit me Pogbanë, e pret në 10 shtator në fushë!

Natyrisht, këshillimi ka qenë me specialistë nga më të mirët. Klubi piemontez nuk mund të ishte i shkujdesur me fatin e një lojtari si Pol Pogba, por gjithsesi vendimi është si “thika me dy presa”. Mesfushori francez nuk  do të operohet, dhe në këtë mënyrë nuk do të humbasë Kupën e Botës me kombëtaren e vendit të tij. Për Juventusin, kampioni i botës do të kthehet në 10 shtator ndaj Salernitanës në Serinë A, pra u vendos që të ketë një riaftësim të gjurit të dëmtuar pa i bërë operacion. Kjo ka rrezikshmërinë e asaj që një rikuperim i tillë mund të mos ia zgjidhë Pogbasë problemin me gjurin, pra kjo mund t’i ndodhë përsëri. Jo më kot tek Man. Junajtidi ai pati shumë probleme të tilla.

Sfidanti.al