Tifozët e Rejnxhërsit të paktën e zbutën me birra humbjen në Champions

Gjigandi skocez, që sezonin e kaluar pasi një vrapim të shkëlqyer në Ligën e Europës, këtë herë duket se do të ketë fat tjetër. Gllazgou Rejnxhërsi pësoi një humbje të rëndë 0-2 në Belgjikë, në ndeshjet eliminatore të Championsit, dhe kjo jo ndaj ndonjë Klub Bryzhi apo Anderlehti, por ndaj Unionit të Sent Giluasë (Gilloise). Rejnxhërsi do të ketë një detyrë tepër të vështirë në ndeshjen e kthimit, dhe tifozët që e shoqëruan në Belgjikë padyshim që u mërzitën shumë, por gjithsesi ata patën mundësi ta harronin humbjen duke pirë birra, aq më shumë që ky qytet cilësohet si “shtëpia e birrës” në shtetin e vet.

Sfidanti.al