Hansi Flik: Jam kurioz të shoh sesi do të luajë Bajerni pas kaq ndryshimeve!

Ish-trajneri i shquar i bavarezëve, sot i kombëtares së Gjermanisë, ka dhënë një opinion për ekipin e tij të dikurshëm, ndërsa bën një vlerësim. “Bajerni u përshtat mirë me largimin e Levandovskit, – tha Hansi Fliku, – ishte diçka që pritej që të ndodhte, por jo kështu siç ndodhi. Ndoshta është mirë që të ketë ndonjë ndryshim në ekip, kohë pas kohe”. “Bajerni shpenzoi mjaft para, – vazhdoi ai – me Sadio Manenë u përforcua mirë, jam thjesht kurioz të shoh sesi do të luajnë pas kaq shumë ndryshimeve”.

Sfidanti.al