Nëse njeriu merr trenin në Hekurudhën Trans-Siberiane në Moskë, i duhet të përshkojë mbi 8 500 km për të arritur në Habarovsk. Pikërisht në portin e skajshëm të Siberisë, në brigjet e kryqëzimit të dy lumenjve të mëdhenj si Amuri e Usuri, ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili. Shqiptari i Maqedonisë së Veriut vendosi të provonte fatin në Premier Ligën e Rusisë pasi fitoi dy kupa të Shqipërisë në Shkodër dhe dy tituj kampion në Maqedoninë e Veriut. Padyshim që aspekti financiar ka luajtur rol dhe ai paguhet më mirë te FC SKA-Habarovski sesa tek Vllaznia. Nga ana tjetër, Rusia është në luftë në Ukrainë, por Adili do të jetë nja 9 000 km larg luftës, pra shumë më larg sesa po të kishte qenë në Shqipëri, apo kudo në Europë.
Sfidanti.al