Reali ka 5 kandidatë si “zëvendësues” të Karim Benzemasë

Sulmuesi që ka tani, Mariano, nuk është në planet e trajnerit Karlo  Ançeloti, ashtu siç nuk ishte Luka Joviç që tani është tek Fiorentina. Reali është në një moment ndryshimi, edhe pse ka në sulm Rodrigon dhe Vinisiusin, përveç Karim Benzemasë. Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen po mendon për një “zëvendësues” të Benzemasë, dhe për momentin ka 5 kandidatë. Këta janë Timo Verner, Edison Kavani, Edin Xheko, Benjamin Sheshko (Salcburg) dhe Raul de Tomas i Espanjolit.

Sfidanti.al