Më shumë mund të themi se gjithçka do të jetë e zgjidhur nëse Roma pranon që mbrojtësi shqiptar të largohet. Marash Kumbulla mban të veshur një fanelë të shquar si ajo Romës, jeton në “Qytetin e Përjetshëm”, ka trajner të madhin Zhoze Murinjo dhe është fitues në fuqi i Ligës së Konferencës. Gjithsesi, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka nevojë për diçka më tepër, që të jetë më shumë në fushë, dhe këtë mund t’ia sigurojë Fiorentina. Kjo mund të ndodhë nëse mbrojtësi serb, Milenkoviç, kalon tek Juventusi apo tek Interi. Është e sigurt që njëri nga dy klubet e mëdhenj të Serisë A do të dalë fitues dhe Kumbulla mund të shkojë tek Fiorentina.
Sfidanti.al