Neevis Hasani “i bronztë” në Botëror

Neevis Hasani ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë për të rinj që u zhvillua në Bielsko-Biała të Polonisë.

Me 4 fitore dhe vetëm 1 humbje, Neevisi dëshmoi talentin, përkushtimin dhe shpirtin e tij luftarak, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Për herë të parë në historinë e karatesë shqiptare, Shqipëria fiton medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Karatesë.