Alex Campos është talenti i radhës që promovon Hansi Flick. Trajneri gjerman ka grumbulluar ditën e sotme mbrojtësin e talentuar spanjoll për transfertën në Paris.
18-vjeçari është promovuar pasi skuadra katalanase ka probelme në mbrojtje pasi janë dëmtuar lojtarë si Eric Garcia dhe Jules Kounde.
Campos arriti që të stabilizohej në formacionin e parë të Barça Atlètic vitin e kaluar pasi u vlerësua për nivelin e treguar në ekipin e të rinjve nga trajneri Juliano Haus Belletti.

