Juventusi në kaos/ Bremer dhe Spalletti sherr në distancë…

Humbja me Lazio-n ka nxjerrë në pah të gjithë pakënaqësitë mes protagonistëve kryesorë te Juvja. Pas humbjes së mbrëmshme Gleison Bremer përfitoi nga situata për të larguar përgjegjësinë nga vetja e për të sulmuar shokët e skuadrës.

“Nuk dua të drejtoj gishtin karshi askujt sepse secili ka karakterin e vet. Por në ekipin tonë disa lojtarë intimidohen nga vërshëllimat që vijnë nga shkallët e stadiumit. Disa prej lojtarëve kanë frikë e disa jo. Unë mund të bëj diçka më shumë, por s’mund të mbaj të gjithë të krah”, tha Gleison Bremer.

E menjëhershme ka qenë replika e trajnerit. “Më vjen mirë që ai bën analiza të tilla, por duhet të kuptojë se edhe ai vetë është brenda në fushë ashtu siç jam dhe unë”, tha Spalletti.