Ylli i golfit më i njohur në botë ka vendosur të vazhdojë me kampionatet e organizuar në SHBA, Britani të Madhe, Australi, Kanada etj., dhe që kanë qenë tradicionalë. Tajgër Vuds ka hedhur poshtë një ofertë të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite, ,dhe saktësisht nga liga e golfit rivale me ligën e deritanishme botërore. Sipas mediave, amerikani ka hedhur poshtë shifrën më të lartë të dhënë ndonjëherë për një sportist, 700-800 milionë euro, dhe për këtë duhet respektuar. Pra, respekti nuk duhet të jetë sepse refuzoi sauditët, por sepse konsideroi se paratë nuk janë gjithçka në karrierë.
Sfidanti.al