Trajneri Inzagi ka menduar një ndryshim këtë sezon në krahasim me vitin e kaluar. Marcelo Brozovic mbetet një shtyllë e Interit, por tekniku mendon se mesfushori kroat nuk mund të luajë gjithmonë, edhe pse vitin e kaluar sa herë ishte në fushë ekipi fitonte. Plani i tij është që Brozovic të mos luajë gjithmonë sepse lodhja do të bënte të vetën, por herë pas here të kursehej, dhe kjo në mënyrë që të ishte në nivel të lartë gjithmonë. Ky plan do të thotë se Kristjan Asllani e ka të sigurt që do të luajë më shumë, dhe do të jetë mbulesë e sigurt e kroatit, edhe pse ekziston mundësia që zikaltërit t’i kenë që të dy në formacion.
Sfidanti.al