Mbape dhe Poçetino qetësojnë tifozët e PSG-së për Nejmarin!

Në të vërtetë, mund të quhet një “dozë opiumi” për të dy, pra për bazën e projektit parizien. Kilian Mbape dhe Maurisio Poçetino floën që të dy në fare pak orë diferencë, për të ardhmen e yjeve kryesorë tek Paris SG dhe për suksesin e pritshëm të skuadrës. Fjalë “balsam” sidomos pas humbjes 2-3 në fushën e Lorienit në Ligën e Parë të Francës. “Mbape dhe Nejmar besoj se do të qendrojnë tek PSG-ja për një kohë të gjatë”, – ishin fjalët e Poçetinos.

Mbape, ndërkaq, deklaroi se “Nejmar është në qendër të projektit dhe unë jam këtu për të qenë në krah të tij e për ta ndihmuar”. Një qendrim i shkëlqyer i sulmuesit 21-vjeçar që e cilëson brazilianin si lojtarin më të mirë të botës, po ashtu e quan “një djalë shumë i mirë që më ka ndihmuar në fillimet e mia në Paris”. Ka shumë spekullime për të ardhmen e tyre, sidomos për atë të kampionit të botës, ndërsa kontratat u përfundojnë në 2022.

Sfidanti.al