Racizmi në Premier League, Princi William zbret në fushë: Kjo praktikë duhet ndalur

Abuzimet raciste kundër futbollistëve janë të neveritshme dhe kjo praktikë duhet të ndalë menjëherë. Kjo është ajo që kërkoi Princi William me anë të një postimi të gjatë në rrjetin social Tëitter. Sulmuesi i Manchester United dhe përfaqësueses angleze, Marcus Rashfor ishte i fundit në listën e atyre lojtarëve në drejtim të të cilëve janë lëshuar fyerje raciste këtë fundjave pas një serie precedentësh të frikshëm. Policia e Greater Manchester bëri të ditur se ka  hapur një hetim në lidhje me këtë cështje.

Duke iu drejtuar rrjeteve sociale, Princi William që është edhe Presidenti i Federatës Angleze thurri elozhe për të gjithë ara që morën pozicion të rreptë kundër racizmit

‘Abuzimet raciste, në fushë, në tribunë apo në rrjetet sociale janë të neveritshme dhe duhet të ndalen tani-shkruante Duka i Cammbridge-të gjithë kemi përgjegjësinë për të krijuar një ambient në të cilin të mos tolerohen këto abuzime dhe ata që zgjedhin të përhapin urrejtje dhe përcarje janë përgjegjës për veprimet e tyre. E gjithë kjo përgjegjësi zgjerohet në platformat ku zhvillohet një pjesë e mirë e këtij aktiviteti’

Sfidanti.al