Kombëtarja angleze e futbollit rrezikon të përjashtohet nga Botërori 2022. Lajmi I bujshëm u publikua nga tabloidi ‘The Sun’ që arsyetoi normat e reja kufizuese AntiCovid të qeverise britanike. Sir Keir Starmer, anëtar I parlamentint dhe lider I partisë laburiste bëri propozimin se të gjithë ata që hyjnë në vend duhet të qëndrojnë 10 ditë në karantinë, pa asnjë përjashtim, as për sportistët profesionistë.
Nëse ky propozim do të pranohet dhe masat do të përforcohen, Anglia do të shohë të rrezikohet pjesëmarrja e saj në Botërorin e Katarit, pasi nuk do të merrte pjesë në kualifikueset me Tre Luanët që janë në grup me Kombëtaren Shqiptare, Poloninë, San Marinon. Nëse nuk do të luhen, atëherë Anglia do të humbasë të gjitha ndeshjen në tavolinë 3-0 dhe do të mbetet jashtë kompeticionit. Por jo vetëm kaq, The Sun vë në dukje se një masë e tillë do të shkaktonte kaos edhe në Evropian, Ligën e Kampioneve, Europa League si dhe në evente të tjera sportive si 6 Kombet në Rugby dhe Formula 1.
Sfidanti.al