Lukaku i lëshon sfidën Sitit: Tani jemi ne gjahtarët!

Një pjesë e dytë e nivelit të lartë ishte gjithçka që i duhej sulmuesit nga Belgjika, por edhe Çelsit të tij. Gara për titull me Mançester Sitin duhet të vazhdojë (diferenca është 6 pikë), ndërsa konkurrent i fortë është edhe Liverpuli, ndërsa Blutë e Londrës me gjasë kanë nevojë për “gjigandin”. Romelu Lukaku nuk ishte as këtë herë titullar, në fushën e Aston Vilës, dhe për herë të fundit ka qenë në tetor (!!!). Në nëtor ai u dëmtua, ndërsa këto dy ndeshjet e fundit mbeti jashtë për shkak të Kovidit.

“Trajneri ka arsyet e veta, por unë kam punuar fort, – tha Lukaku më pas, – çdo lojtar dëshirë të luajë, dhe e kam pasur shumë problem. Pata nevojë për një ndeshje si kjo dhe do të vazhdoj kështu. Tani, jemi ne gjahtarët dhe duhet të luftojmë deri në fund. Rezultatet e fundit nuk ishin nga më të mirat”. Çelsi zhgënjeu së fundmi ndaj Mançester Junajtidit, Evertonit dhe Uolvesit duke barazuar si dhe u mund nga Uest Hemi.

Sfidanti.al