Italia është kampione e Europës dhe Franca e botës, por Hajnkesi vlerëson Spanjën!

Ai vetë e di sesi fitohen trofetë pasi ka marrë Championsin dy herë me Realin e Bajernin, si dhe tituj të tjerë. Një si Jup Hajnkes është i saktë në vlerësimet e tij dhe ish-trajneri i bavarezëve mendon se e ardhmja e futbollit të kombëtareve në Europë i përket Spanjës. “Italia e fitoi me meritë Europianin, – tha Hajnkesi, – ishte më e mira skuadër, por unë jam i habitur nga talentet e Spanjës. Pedri është i jashtëzakonshëm, trajneri Luis Enrike e ka rinovuar skuadrën dhe e ardhmja i përket Spanjës”. Me gjastë, përtej Italisë kampione të Europës dhe përtej Francës, kampione e botës dhe fituese e Ligës së Kombeve, është Spanja që mund të hapë një tjetër epokë si në vitet 2008-2012.

Sfidanti.al