Kevin Zefi është një nga shpresat e reja të Interit

Antonio Konte thotë se Interi është ndërtuar për të qenë në majë për disa vjet me radhë, edhe pse ai është larguar. Nëse kjo gjë do të zgjasë, në ekipin U17 zikaltër është një talent i ardhur nga Irlanda, dhe me origjinë shqiptare, që quhet Kevin Zefi. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, Zefi është një nga lojtarët e rinj që është kthyer në “lokomotivë” e Interit U17, edhe pse ka vetëm disa muaj në ekip, që nga vera e kaluar. Ish-lojtari i Shamrok Roversit është ende tepër i ri, ende jo 17 vjeç, por ka shënuar 5 gola e ka shërbyer 2 asistë për ekipin që kryeson renditjen e Serisë A për moshën, duke lënë 5 prapa Milanin. Kritikat janë që Zefi duhet të ketë më shumë vazhdimësi, por trajneri Inzagi e ka ndjekur dhe e vlerëson pasi ka personalitet, teknikë dhe nuhatje për golin.

Sfidanti.al