Ky Tomas Tuheli paska qenë njeri me fat të madh. Që kur gjermani mbërriti në stolin e Çelsit, ekipi i tij ka shënuar nga arbitrat më shumë penallti sesa çdo skuadër tjetër e Premier Ligës. Blutë e Londrës kanë shënuar 11 gola nga 11 metra largësi, dhe 9 nga këta gola i ka shënuar mesfushori i Italisë, Zhorzhinjo. Imagjinoni, vetëm italiani ka realizuar më shumë gola me penallti që nga janari i këtij viti sesa çdo ekip tjetër i Premier Ligës. Pasi agjencia e statistikave, “Opta”, botoi këto të dhëna, një tifoz komentoi se “ndoshta do të duhet që Jurgen Klopi të flasë edhe për këtë”. Kjo, sepse trajneri i Liverpulit akuzoi gjyqtarët pak kohë më parë se jepnin shumë penallti për Mançester Junajtidin.
Sfidanti.al