Bavarezët nuk është se janë nga ata që shpenzojnë shumë, por gjithsesi, kanë një rast që ndoshta nuk do të duan që ta humbasin. Lorenco Insinje bëhet lojtar i lirë në verë dhe Bajerni do ta kishte shumë për mbarë që ta merrte yllin e Napolit pa i paguar asgjë për kartonin, duke i dhënë vetëm rrogën. Kampioni i Europës mund të ishte i kënaqur me kalimin në një skuadër kaq të fortë e cilësore, me të cilën je i garantuar për trofetë, dhe mund të synosh edhe Championsin. Për më tepër, në Mynih atij mund t’i jepnin rrogë më të madhe, jo vetëm se Napoli, por besohet edhe se Juventusi dhe Interi, pasi klubet e Serisë A nuk janë në gjendje shumë të mirë financiare këto kohë.
Sfidanti.al