Harri Kejni barazon Faulërin, 9 gola të shënuar në “Boxing Day”!

Nuk bëri dot më shumë që të ishte rekordmen i vetëm, por edhe kaq nuk ishte pak. Harri Kejn barazoi një emër të madh të futbollit anglez si Robi Faulër, duke qenë të dy më të mirët si shënues në ndeshjet e luajtura në 26 dhjetor, në “Boxing Day”, “Ditën e Kutive të Boshatisura” (pasi u zbrazën një ditë më parë me dhuratat për Krishtlindjet). Sulmuesi i Totenhemit shënoi golin e parë në fitoren 3-0 ndaj Kristël Palasit dhe tani ka 9 rrjeta në këtë, që është rekord i Premier Ligës që kur ajo nisi në 1992. Po 9 gola ka arritur të shënojë më parë, sulmuesi i famshëm i Liverpulit, Robi Faulër.

Sfidanti.al