Ilir Daja i tradhetuar dy herë: më shumë nga Partizani, se nga Gaz Demi

Ilir Daja nuk qënka më trajner i Partizanit, e ka humbur postin tamam në ndeshjen Derbi, pra në një ditë që “vritesh” si burrat dhe jo me sms si.. “grate”! Flitej dhe përflitej prej javësh për largimin e tij, dhe nëse do ta kishte fituar Derbin, “shpata e Demoleut” ( ose shpata e presidentit) do të vërtitej sipër kokës, por nuk do të largohej. Ky largim nuk ndryshon shumë nga të tjerët, por efektin e bën në krahun e kundërt. Gaz Demi, në një ditë të plotë euforie, kishte dekalaruar me pompozitet : “ Ilir Daja dhe unë do të dalim në pension së bashku..”

Një deklaratë e bukur për ta dëgjuar, por e dyshimtë për ta besuar. Këto fjalë “profetike” i kishin dëgjuar më parë edhe veshët e Sulejman Starvoës, që besoi i parë në “përjetësinë e kuqe” , por kur doli në “pension” e kuptoi edhe më mirë leksionin se tërë presidentët i ka “pjellur një nënë”. Sidomos për të trajnerët që guxojnë t’i qëndrojnë edhe me afër, se sa e lejon zanati…

Edhe pse kujtohen akoma fjalëte Demit sikur i ka thënë dje, Daja mund të konsiderohet i tradhëtuar i madh i ekipit, më parë se i pronarit. Në kohën e tij, e cila mund të quhet një periudhë harakiri, Partizani ka vrarë më shumë veten se sa e kanë vrarë të tjerët. Ku mund të gjesh një sezon tjetër të ngjashëm , të harbuar me gafa, duke filluar nga portieri Hoxha , duke vazhduar me mbrojtesit, madje edhe mesfushorë, që i kapi sëmundje “virale” që godisnin portën e vet ..sikur të ishte e armikut.

Sfidanti.al