E papritur, por e vërtetë. “Bardhezinjtë” e Juventus janë duke kaluar një moment të vështirë këtë merkato vere, teksa ende nuk i kanë idetë e qarta se kë lojtar duhet të largojnë e të afrojnë, mirëpo ndër të larguar mund të jetë dhe “gardiani” polak i portës, Vojshek Shezni.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane “La Repubblica”, “zonja e vjetër” është informuar për interesimin e “baverezëve” të Bajern Mynih, të cilët e shohim polakun si “partnerin” ideal për portën e tyre, së bashku me “veteranin”, Manuel Nojer. I vlerësuar në 10 milionë euro nga specialistë të merkatos, 33-vjeçari nuk pritet t’i kushtojë shumë “baverezëve”, megjithatë më shumë do të mësohet kur kampionët gjermanë, të nisin negociatat me “bardhezinjtë”.
sfidanti.al