Prej disa javësh tashmë, bordi i PSG ka filluar “spastrimin” e klubit dhe ndër lojtarët, që është në listën e “të përzgjedhurve” për t’u shitur këtë merkato vere është dhe “arkitekti” i mesfushës, Marko Verrati.
Megjithatë, teksa pritej që italiani të largohej drejt një skuadre evropiane, si Atletiko Madrid apo Liverpul, të cilat kanë shfaqur interesim për 30-vjeçarin, gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër dhe siç është bërë zakon këtë merkato vere, në “garë” për “yllin” e mesfushës kanë hyrë arabët e Al-Hilal. Mirëpo, ndryshe nga “gjigandët” evropianë, sauditët kanë nisur negociatat me “parisienët” teksa raportohen të jenë në faza të avancuar, si dhe ka arritur të sigurojë një marrëveshje me italianin për 3 vitet e ardhshme dhe tashmë pritet vetëm finalizimi i negociatave.
sfidanti.al