Ku je futur Benzema, shifra të vdekura ofron për bamirësin Zidan

Benzema, tetë ndeshje në 2017/18, gjashtë në La Liga, dy në Ligën e Kampionëve, por ka shënuar vetëm një gol.

Karim Benzema është larg formës më të mirë dhe pavarësisht se mundohet të japë më të mirën në fushë, francezi nuk po ia arrin qëllimit.

Këtë e tregojnë më së miri numrat pasi francezi po regjistron sezonin më të dobët që nga 2010/2011 nën urdhëratë e Jose Mourinhos.

Benzema e ka ngushelluar trajnerin  Zinedine Zidane vetëm me një gol, pas besimit të madh që ka francezi në sulmuesin – ku madje ka larguar edhe Alvaro Moratan gjatë verës.

Pas tetë ndeshjeve të para në sezonin 2017/18, gjashtë në La Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve – Benzema ka shënuar vetëm një gol, hera e fundit kur i kishte ndodhur kjo ishte edicionin 2010/11