Kjo quhet Barcelona e Ksavit, fiton edhe me 17 lojtarë mangut!

Për të arritur Realin në krye dhe për të luftuar për titull nuk është e mjaftueshmne as kaq, dhe as shumë më tepër. Diferenca mbetet e madhe me madrilenët, por Barcelona e sotme ka kualifikimin për në Champions si titullin e saj të sezonit. Me fitoren 1-0 në fushën e Majorkës, katalanasit janë në vendin e pestë në renditje me 31 pikë, vetëm 2 pikë larg Betisit të vendit të pestë. Luk De Jong, njeriu që cilësohej si i padëshiruar për Ksavin, luajti ndeshjen e jetës duke shënuar golin e duke goditur shtyllat. “Kjo është një fitore karakteri, – shkruan “Marka” e Madridit, –  skuadra e Ksavit përballoi 17 mungesa dhe ia doli”. “Kjo është një fitore për familjen tonë, – tha Ksavi, – një fitore e grupit. Këto janë pikë të arta, dhe ne treguam shumë personalitet”.

Sfidanti.al